Lajçak viziton Kosovën më 6 shtator

Lajçak viziton Kosovën më 6 shtator

14:10, 05/09/2024

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të premten, më 6 shtator pritet të vizitojë Kosovën, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj në Bruksel.- Advertisement -

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe, sipas burimeve, Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Pragë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco