Shtëpia ku u hodh granatë dore në Zubin Potok është e një bashkëpunëtori të kryetarit të komunës

Shtëpia ku u hodh granatë dore në Zubin Potok është e një bashkëpunëtori të kryetarit të komunës

14:40, 04/09/2024

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e hershme të së mërkurës është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok, e që dyshohet të jetë granatë dore.

Shtëpia dhe vetura e sulmuar është e një bashkëpunëtori të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri, raportojnë mediat e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Zeqiri për Dukagjinin i cili ka thënë se e ka takuar në mëngjes të njëjtin dhe se “këto veprime nuk na zmbrapsin”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, lidhur me rastin deklaroi sot gjatë ditës se dyshimet ekzistojnë që bëhet fjalë për granatë dore.

“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Një rast si ky nuk është i rrallë në veriun e Kosovës në vjetët e fundit.

Për hedhje të mjeteve shpërthyuese dhe djegie të veturave është raportuar disa herë në këtë rajon, sidomos në kohën e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Zubin Potoku, bashkë me Mitrovicën e Veriut, Zveçanin dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në veri.

Tensionet në atë pjesë kanë qenë relativisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco