Shpërthim në veri të Kosovës

Shpërthim në veri të Kosovës

14:26, 04/09/2024

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës, në një kohë kur situata është tensionuar, për shkak të ndërhyrjes së Policisë disa ditë më parë për mbylljen e zyrave të strukturave paralele serbe.

Sipas raportimeve nga vendngjarje, shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese të një shtetasi serb dhe mendohet se është shkaktuar nga një granatë, e hedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, teksa policia në vendngjarje vijon hetimet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco