Grafite antishqiptare në Bujanovc, Kamberi: Po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Grafite antishqiptare në Bujanovc, Kamberi: Po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

14:26, 27/08/2024

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për grafitet antishqiptare që janë shfaqur gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc.

Përmes një letre të gjatë dërguar në Ambasadën e SHBA-së, Misionin e OSBE-së dhe Ambasadën Britanike në Serbi, Kamberi shkruan se me grafitet antishqiptare po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve dhe se një shqetësim madhor mbetet pasivizimi i adresave të shqiptarëve.

"Rritja e ndjenjës antishqiptare dhe diskursi përjashtues i promovuar nga disa zyrtarë qeveritarë kërcënojnë ekuilibrin delikat të multietnicitetit në Luginën e Preshevës. Multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi, drejtësi dhe respekt për të gjitha komunitetet, dhe jo margjinalizimin dhe shtypjen e popullsisë shqiptare e privilegje për tjetrën. Në dritën e këtyre zhvillimeve, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme: Të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë; Dënoni publikisht gjuhën e urrejtjes dhe retorikën ksenofobike që po përhapet në Luginën e Preshevës”, shkruan në letrën e Kamberit ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco