Skadon afati i përdorimit të patentave serbe në Kosovë: Autoritetet kosovare do të aplikojnë gjoba të cilat variojnë nga 500 deri në 1.500€

Skadon afati i përdorimit të patentave serbe në Kosovë: Autoritetet kosovare do të aplikojnë gjoba të cilat variojnë nga 500 deri në 1.500€

13:39, 26/08/2024

Afati i konvertimit të patentave të lëshuara nga autoritetet serbe me ato të  autoriteteve të Kosovës, ka përfunduar, e sipas mediave në Prishtinë, nga dita e sotme, nisin gjobat për drejtuesit e automjeteve që nuk e kanë bërë këtë ndryshim.

Pesë muaj pas përfundimit të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat e Serbisë në ato të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës filloi dhe procesin e ndryshimit të patentave.

Shoferëve iu dha për këtë, një afat prej tre muajsh e gjysmë. Fillimisht, u caktua një periudhë kohore nga 9 maji deri më 9 gusht, e më pas Ministria e brendshme e zgjati procesin e zëvendësimit deri më 23 gusht.

Ky afat ka skaduar të premten, kështu që nga sot, drejtuesit e automjeteve sidomos në veri të Kosovës ku ka më shumë dokumente të tilla, nuk do të mund t`i përdorin më makinat e tyre me dokumente serbe, të ikonsideruara tashmë të paligjshme. Sesa do të jenë gjobat në fjalë, kjo nuk dihet ende, ndërsa vetë ministria pohon se ato do të caktohen nga gjykata.

Sipas ligjit sakaq, gjoba mund të shkojë nga 500 deri në 1.500 euro. Procesi i ndryshimit të patentave deri tani konsiderohet se ka vijuar pa probleme, dhe gjatë kësaj periudhe janë ndërruar mbi 6.300 dokumente. Autoritetet e Kosovës nuk i njohin dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. Megjithatë, në disa raste ato janë toleruar, për shkak se procesi i integrimit të serbëve në sistemin e Kosovës nuk është përfunduar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco