Fillojnë 'Ditët e Nënë Terezës' në Kosovë

Fillojnë 'Ditët e Nënë Terezës' në Kosovë

11:02, 26/08/2024

Kosovë - Ipeshkëvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, sot, organizon Akademi Solemne me rastin e ditëlindjes së  Shën Nënë Terezës me të cilën hap “Ditët e Nënë Terezës”, që zgjasin deri më 5 shtator.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, e Shenjta Nënë Tereza sot ka datën e lindjes. E lindur 114 vjet më parë në Shkup, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si Shën Nënë Tereza, vazhdon të mbetet një nga personalitetet më të njohura shqiptare në gjithë botën.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës". E për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj i duhej t'i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike.

Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj 5 Shtator, ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Nënë Tereza kujtohet si ambasadorja më e mirë që ndonjëherë ka pasur populli shqiptar. Ndërkohë në Katedralën që e manë emrin e saj Ipeshkvia e Kosovës organizon akademi solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës.

Edhe shoqatat “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë”, hapin ekspozitën për nder të ditëlindjes së Shenjtores Nënë Tereza. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 12:00-18:00)

Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon edicionin e katër të manifestimit tradicional kulturor-shkencor “Ditët e Gonxhës”, që përkon me 114 vjetorin rilindjes dhe 27 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë. (Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë, ora 13:00)

Ipeshkëvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, organizon Akademi Solemne me rastin e ditëlindjes së  Shën Nënë Terezës me të cilën hap “Ditët e Nënë Terezës”, Manifestimi mbahet në Qendren Bogdani Polis, në Prishtinë, dhe fillon në ora 19:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco