30 mijë euro për vrasjen e gruas, gjykata merr vendimin për Naim Murselin

30 mijë euro për vrasjen e gruas, gjykata merr vendimin për Naim Murselin

10:35, 26/08/2024

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendimin që tre autorët e dyshuar të vrasjes së Liridona Ademajt të qëndrojnë në burg deri më datë 25 tetor, ndërkohë që vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Të akuzuar për vrasjen e Ademaj, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili pagoi Kushtrim Kokallën për ta ekzekutuar dhe e inskenoi ngjarjen si grabitje.

Në burg ndodhet dhe ia fërmi i Murseli, Kushtrim Kokalla i cili gjithashtu ka bashkëpunuar në krim.

Granit Plava, ka dëshmuar më herët për policinë se mori 15 mijë euro nga Naimi për t’i vrarë bashkëshorten, ndërsa pjesën tjetër do e merrte pas krimit.

Në deklaratën e bërë nga gjykata, thuhet se Naim Murseli i ka dhënë armën Granti Pllavës dhe e kishte inskenuar grabitjen.

Ende autoritetet ligjzbatuese në Kosovë nuk kanë arritur të zbardhin motivet e këtij krimi të rëndë.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco