Rëndësia e vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë, takimet me Osmanin dhe Kurtin

Rëndësia e vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë, takimet me Osmanin dhe Kurtin

10:04, 23/08/2024

Shefi i CIA-s, William Burns, sipas REL-it, ka shkuar në Qeverinë e Kosovës, pasi do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Siç shkruan ky medium, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri kosovar është kthyer nga Çikagoja e ShBA-së, ku po qëndronte për Konventen e Partisë Demokratike, shkruan Nacioanale.

Sjellim ndër mend që një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti. Natyrisht, për vizitën e Burns dhe takimet me Osmanin dhe Ajetin nuk ka pasur ndonjë prononcim publik dhe as ndonjë konferencë për medie.

Megjithatë, ajo çfarë dihet është se vizita në Kosovë erdhi në kuadër të një vizite ballkanike, pasi Burns, para se të vizitonte shtetin kosovar, ai qëndroi në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi. Në krejt këto shtete, Burns kishte takime të rëndësishme, përfshirë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita cilësohet e rëndësishme

Kjo vizitë, normalisht, është komentuar shumë. Bejtush Gashi, njohës i sigurisë, ka thënë se kjo vizitë e Burns-it tregon rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për ShBA-të.

“E para, një vizitë e tillë tregon për rëndësinë strategjike që ka rajoni për Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçanërisht në kontekstin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Kosova si një shtet i ri me një pozitë gjeopolitike të ndjeshme është një partner kyç i SHBA-së. Së dyti, kjo vizitë mund të interpretohet si mesazh i qartë për të gjitha palët e përfshira në dialog duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës”, ka thënë njohësi i sigurisë për Kohën, Betjush Gashi, i cili ka qenë ministër i Brendshëm i Kosovës.

Sjellim ndër mend që kjo vizitë e Burns-it vjen pas kritikave publike të ShBA-së karshi Qeverisë Kurti, të cilën e kanë akuzuar për veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara. Në një konferencë për media dy ditë më parë, ku u nënshkrua një marrëveshje në mes ShBA-së dhe Kosovës, që u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, Hovenier foli për “sfidat” me të cilat po përballen ShBA-të dhe të tjerët me Qeverinë e Kurtit.

Në këtë konferencë, Hovenier vlerësoi se këto sfida kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit në mes ShBA-së dhe Kosovës. Tutje, Hovenier tha se shpreson që Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimti të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-të, BE-në e NATO-n.

“Shumë prej jush keni parë raporte në media për dallimet e tashme ndërmjet ShBA-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime, të cilat janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti. Siç kam thënë edhe javën e kaluar, po përballemi me disa sfida me Qeverinë e tanishme, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Është siç tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit më herët gjatë këtij muaji, Qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës, po e citoj, “do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco