Arrestohen 5 të dyshuar për krime lufte ndaj viktimave civile shqiptare

Arrestohen 5 të dyshuar për krime lufte ndaj viktimave civile shqiptare

11:58, 03/08/2024

Një hetim disamujor i Prokurorisë Speciale në Kosovë ka çuar sot në arrestimin e pesë personave të dyshuar për kryerje të krimeve të luftës ndaj viktimave civile shqiptare.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pesë personat në prill të vitit 1999 në disa fshatra vranë, plagosën, dogjën, rrëmbyen, dhunuan, maltretuan e torturuan civilët shqiptarë.

Përveç viktimave, këta të pesë dyshohen edhe për një sërë dëmesh të tjera në objekte si dhe dëbimin e popullatës.

“Në kuadër të këtij aksioni, me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njoftoi Prokuroria Speciale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco