Incidenti në aeroportin e Shkupit/ Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë: Trajtim jodinjitoz ndaj presidentes Osmani, kemi kërkuar sqarime!

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë: Trajtim jodinjitoz ndaj presidentes Osmani, kemi kërkuar sqarime!

08:50, 02/08/2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka dalë me një reagim në lidhje me incidentin ndaj presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Në reagim thuhet se MPJD me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ministria shtoi se kanë kërkuar sqarime.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas raportimve sigurimi i këtij aeroporti ka tentuar ti marrë telefonin personal të Vjosa Osmanit.  Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare.  Kupina tha se veprimet e zyrtarit të sigurimit dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident. 

Ai shtoi se presidentja nuk e lejoi një gjë të tillë, pasi do të kishte qenë një shkelje e rëndë e protokollit. Sipas tij pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, ndonëse ekipi i saj lejoj për të kaluar në sallën VIP, e cila ishte rezervuar nga Ambasada e Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco