Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, diskutohen sfidat me zjarre dhe siguria në trafik

Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, diskutohen sfidat me zjarre dhe siguria në trafik

12:32, 01/08/2024

Gjatë paradites së sotme, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim.

Siç njofton Zyra për Informim e Kryeministrisë, përveç tjerash në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Ato do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër të vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe sigurisë së shtuar në trafik”, thuhet në kumtesën për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco