Varhelyi: Dialogu është rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë

Varhelyi: Dialogu është rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë

12:34, 30/07/2024

Budapest - Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se është e qartë se rrugët evropiane të Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes dialogut.

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së (COSAC) në Budapest, ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia, të vazhdojnë dialogun për normalizim të mardhënjeve ndërmjet dy shteteve, njofton RTK.

“Presim që palët të vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për de-përshkallëzimin dhe përparimin në zbatimin e obligimeve të tyre në kuadër të dialogut, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Varhelyi ka folur edhe për gjendjen aktuale të procesit të zgjerimit të BE-së, duke shprehur besimin se Komisioni i ardhshëm do të jetë Komisioni i Zgjerimit. Sipas tij, BE-ja është e angazhuar në sigurimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco