Miratohet kërkesa e Sali Mustafës, Haga do ta shqyrtojë sërish për uljen e dënimit

Miratohet kërkesa e Sali Mustafës, Haga do ta shqyrtojë sërish për uljen e dënimit

12:29, 30/07/2024

Paneli i Gjykatës Supreme i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka marrë vendim për shqyrtimin e uljes së dënimit për Salih Mustafën.

Përmes një komunikatë, kjo gjykatë ka njoftuar se rastin ia ka kthyer sërish Apelit, për ta shqyrtuar uljen e dënimit, bazuar në arsyetimin e prezantuar të Gjykatës Supreme, njofton RTK.

“Në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë z. Mustafa ngriti pesë pika, të cilat lidheshin me përkthimin e aktgjykimit të apelit në gjuhën shqipe, shpalljen e tij fajtor për vrasje si krim lufte, si edhe me masën e dënimit. Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg. Paneli i Gjykatës Supreme ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullin 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme”, thuhet në komunikatë.

Vendimi mbi kërkesën e Mustafës u lëshua më 29 korrik. Ai u dënua nga Dhomat e Specializuara në vitin 2022 për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, ndërsa ishte liruar nga akuza për trajtim mizor.

Aktgjykimi ndaj Mustafës në shkallën e parë ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vite burgim. Ndaj këtij vendimi, ai kishte paraqitur ankesë në Apel, kurse Apeli i Speciales më 14 dhjetor 2023 ka shpallur aktgjykim ndaj Salih Mustafës, me të cilin e dënoi me dënim unik prej 22 vite burgim për krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco