Koci: Strishoja e gojës së nënës së Faton Hajrizit është dhënë, s’ka më arsye të mos lirohet trupi

Koci: Strishoja e gojës së nënës së Faton Hajrizit është dhënë, s’ka më arsye të mos lirohet trupi

11:19, 30/07/2024

Arianit Koci, avokat i autorizuar nga familja Hajrizi për ta kthyer trupin e Faton Hajrizit nga Serbia në Kosovë, ka thënë se strishoja e gojës së nënës së të ndjerit është dhënë.

Ai ka thënë se çdo gjë ka shkuar sipas planit.

Koci ka shtuar se tani nuk ka më arsye që të mos lirohet trupi i Faton Hajrizit.

“Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos” ka shkruar Koci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco