Macron i vendos kusht Vuçiç për të vizituar Beogradin: Duhet të arrestosh...

Macron i vendos kusht Vuçiç për të vizituar Beogradin: Duhet të arrestosh...

10:55, 30/07/2024

Në një intervistë për agjencinë serbe Beta, Trajkoviç ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të duhet të arrestojë Radoiçiçin për shkak të Banjskës gjatë muajit të ardhshëm, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez.

Ajo përkujtoi se në prill, gjatë vizitës së Vuçiçit në Francë, Macron tha se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë të arrestohen.

“Vuçiç është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiç. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiçit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiç ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiçin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, tha Trajkoviç.

Ajo shtoi se arrestimi është një nga kushtet për vizitën e Macron, “për çfarë nuk flitet publikisht”.

Sipas saj, arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, do të jetë prova më e vështirë që Vuçiç duhet ta kalojë.

“Për Vuçiçin ka qenë shumë më e lehtë të heqë dorë nga një pjesë e territorit të Serbisë ose tash të pranojë shfrytëzimin e litiumit, sesa të heqë dorë nga njerëzit që i kanë zbatuar urdhrat e tij dhe përveç kësaj, ata janë nga mjedisi kriminal. Arrestimi i Radoiçiçit do të jetë një rrezik i madh për Vuçiçin”, tha ajo.

Në pyetjen se çfarë nënkupton me “rrezik të lartë”, Trajkoviç tha se Vuçiç ka frikë nga informacionet që të huajt do t’i jepnin gjyqësorit serb.

“Nëse gjyqësori serb fillon të merret me Banjskën dhe Radoiçiç, do të hapte mundësi që shërbime të ndryshme të huaja të dërgojnë të dhëna të ndryshme të inteligjencës, si në disa procese të tjera grupeve të organizuara kriminale. Në atë rast, Vuçiç nuk do të mund ta shpëtonte Radoiçiçin nga përgjegjësia”, tha ajo.

Ajo beson se Vuçiç do të duhet të bëjë një “marrëveshje” me Radoiçiçin.

“Vuçiç ka frikë se mafia do ta ndryshojë shefin e saj, gjë që, meqë ra fjala, ndodh shpesh në botë”, tha ajo.

E pyetur nëse ekziston mundësia që Perëndimi ta falë Vuçiçin “për rastin Banjska”, Trajkoviç tha se Evropa udhëhiçet nga prioritetet e saj.

“Është e mundur që Vuçiç planifikon të mbrojë minierat dhe hapjen e minierës së litiumit me Radoiçiçin, Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tyre kriminal, por përfaqësuesi i ri i SHBA-së për çështjet evropiane, Aleksandar Kasanoff, me siguri do të insistojë në përgjegjësinë dhe ndjekjen penale të çështjes Banjska”, vuri në dukje ajo, transmeton Telegrafi.

Duke komentuar faktin se presidenti i Serbisë rrallë herë e përmend Kosovën në fjalimet e tij të përditshme, Trajkoviç tha se Vuçiç po përpiçet të fshehë “rrobat e tij të pista”.

Vuçiç po përpiçet të fshehë dështimin e tij. Ai do që populli ta harrojë Kosovën. Makinerisë së tij mediatike tani i është dhënë detyra e re për të promovuar hapjen e minierës së litiumit. Shpresoj që njerëzit në Serbinë qendrore të mos bien pas premtimeve të rreme, siç u ndodhi serbëve në Kosovë”, tha Trajkoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco