Varhelyi i kërkon Kosovës ta dërgojë në Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit

Varhelyi i kërkon Kosovës ta dërgojë në Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit

09:22, 30/07/2024

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut, derisa i ka bërë thirrje Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje të BE-së në Budapest, Varhelyi është shprehur të hënën se pret që palët t’i vazhdojnë përpjekjet për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve.

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, është shprehur ai, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Varhelyi ka shtuar se Bashkimi Evropian është i angazhuar në zgjerimin e këtij institucioni, me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco