Konvertimi i patentave të shoferëve në Kosovë , Kurti apel serbëve: Përfitoni

Konvertimi i patentave të shoferëve në Kosovë , Kurti apel serbëve: Përfitoni

22:43, 27/07/2024

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për konvertimin e patent shoferëve nga të lëshuar nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia, në patentë legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në një shkrim në platformën “X”, Kurti bëri të ditur se gjerë tani 3,941 qytetarë serbë të Kosovës, nga të gjitha komunat, kanë aplikuar për konvertim në RKS.

“Që nga 9 maji, kur filloi ky proces, nuk është regjistruar asnjë incident”.

Ai ka ftuar të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar, të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 9 gusht.

“Falënderoj bashkëqytetarët e mi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona, të cilat janë në shërbim të secilit prej nesh”, shkroi Kurti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco