Osmani e Kurti, krenarë me ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike

Osmani e Kurti, krenarë me ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike

07:47, 27/07/2024

Paris - Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi të ekipit të Kosovës, pjesmarrës në Lojërat Olimpike, duke thënë se ka ndjerë krenari dhe emocione, kur flamuri i Kosovës u shpalos nga ata.

“Sonte, ndiejmë krenari, nder dhe një ndjenjë të thellë emocioni ndërsa shikojmë 9 atletët tanë të jashtëzakonshëm që mbajnë flamurin tonë shtetëror në hapjen e Lojërave Olimpike Paris2024”, ka shkruar Osmani në “X”.

Gjatë ditës, ajo ka thënë se ekipi i Kosovës është ekipi më i mirë nga të gjithë ata që po marrin pjesë në këto lojëra.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti në një postim në rrjetet sociale i ka ururar suksese sportistëve kosovarë, pjesmarrës në Lojërat Olimpike, duke shpërndarë edhe video nga ceremonia e paralakalimit të ekipit të Kosovës.

"Mespërmes lumit Sena, para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë! Nëntë sportistëve tanë, u urojmë shumë suksese e fat në disiplinat e tyre", ka shkruar kryeministri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco