Udhëtoi për në Beograd me autorizim nga familja/ Detajet e fundit nga avokati Arianit Koci për rastin e Faton Hajrizit

Udhëtoi për në Beograd me autorizim nga familja/ Detajet e fundit nga avokati Arianit Koci për rastin e Faton Hajrizit

21:50, 26/07/2024

Avokati Arianit Koci ka dhënë detaje të reja në lidhje me identifikimin e trupit të Faton Hajrizit nga Serbia. Ditë më parë, Koci është autorizuar nga familja Hajrizi që të udhëtoi në Serbi për të sjellë trupin e Fatonit.

Ndërsa sot, në një lidhje direket, Koci ka bërë të ditur se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për ta identifikuar trupin e Faton Hajrizit, kjo pasi që shenjat e gishtërinjve janë përputhur pjesërisht dhe jo tërësisht.

“Sot ka qenë një ditë intensive. Nga mëngjesi jam në takim me polici dhe prokurori dhe si përfundim tash e pata një kërkesë pak të çuditshme për momentin për shkak se tani po kërkohet që të merret pështyma e nënës së Fatonit në mënyrë që aty të merret materiali gjenetik dhe të krahasohet më pas me materialin gjenetik të Fatonit. Unë e kërkova arsyen pse tani në këtë faze dhe pse nuk është kërkuar menjëherë në fillim. Sipas policisë thanë që shenjat e gishtërinjve, shenjat papilare nuk po përputhen tërësisht, pras pjesërisht përputhen. Si duke ka dëmtim të duarve ose nuk dua të spekulojë në atë drejtim edhe kërkuan që të martën të vijë zonja në stacionin e parë të policisë, vijnë ekspertët e tyre ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës dhe pastaj vazhdojnë tutje me analizat e tyre.” - ka thënë Koci në T7.

Ndër të tjera avokati Koci ka bërë të ditur se nuk është lejuar që të shihet kufoma e Hajrizit për shkak se sipas tyre është e mbyllur hermetikisht për shkak të dëmtimeve.

“Unë kërkova që nëse vjen zonja (nëna e Faton Hajrizit) në Serbi të paktën ta shoh trupin e djalit të saj. Pas bisedimeve ata thanë që jo pasi trupi është i mbyllur hermetikisht dhe ka dëmtime”, tha tutje ai.

Gjatë ditës së enjte, Koci kishte bërë të ditur se ka arritur që të gjejë vendin ku po mbahet trupi i cili dyshohet të jetë kosovari, Faton Hajrizi.

“Më shumë nuk mund të ndaj informata me publikun”, tha Koci për Klankosova.tv.

Avokati Koci kishte marrë autorizimin nga nëna e të ndjerit Faton Hajrizi për të udhëtuar në Serbi, krejt kjo pasi që i njëjti kishte dal publikisht duke thënë se nëse familja Hajrizi dhe shteti i Kosovës e autorizon në lidhje me këtë çështje, i njëjti kishte shprehur gatishmëri për të përfunduar këtë proces.

Në ndër të tjera, pasi që Koci kishte marrë autorizimin nga familja Hajrizi, ai menjëherë kishte filluar kontaktet me autoritetet në Beograd, gjithashtu edhe me Shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin.

Në intervistat e dhëna për mediume, Koci ka thënë se “sigurisht që do të kthehet me trupin e të ndjerin në Kosovë”.

Nga ana tjetër në lidhje me Faton Hajrizin është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos ta quajnë patriot Faton Hajrizin, që u vra në Serbi.

Kurti tha që qytetarët mos të bien bre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit.

“Patriot në Republikën e Kosovës është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Basnjkë të Zveçanit. Patriotë janë 23 policë të Kosovës të rënë në krye të detyrës. E pikërisht këtë javë 26 korrikun e shënojmë për policët e rënë në krye të detyrës”- kishte thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco