Rikthehen tensionet në Veriun e Kosovës, digjen dy makina të komunës së Zveçanit

Rikthehen tensionet në Veriun e Kosovës, digjen dy makina të komunës së Zveçanit

20:52, 26/07/2024

Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur qëllimshëm nga persona deri tani të panjohur në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sipas Elshanit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit të 26 korrikut. Veturat, që u dogjën, ishin para ndërtesës të Komunës së Zveçanit.

“Rreth orës 1.40 dy vetura janë dëmtuar sipas informatave me koktej molotovi, policia është aty, sidoqoftë, policia është aty dhe jemi duke u marrë me rastin. Varësisht ku na dërgojnë njoftimet, atje shkojmë edhe ne. Njëherë për njëherë nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi të dyshuar, të lënduar nuk ka.. ju e dini që i kemi disa raste të zjarrvënies, janë duke u hetuar këto raste por deri tash nuk kemi të arrestuar për rastin e mbrëmshëm”.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci tha se në orët e hershme të mëngjesit ka marrë lajmin nga Policia e Kosovës për ngjarjen e ndodhur dhe si rrjedhojë ka njoftuar autoritetet.

“Si pasojë për momentin të panjohur kanë bërë djegien e dy veturave zyrtare në parkingun e komunës. Unë si kryetar komune e dënoj këtë akt dhe i lus institucionet e sigurisë e shtetit që sa më shpejt të arrestohen ata persona dhe të dalin para drejtësisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco