Aivo Orav emërohet ambasadori i ri i BE në Kosovë

Aivo Orav emërohet ambasadori i ri i BE në Kosovë

13:44, 26/07/2024

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar Aivo Orav, diplomat estonez me përvojë të gjerë brenda vendit të tij dhe të BE-së me një gamë të gjerë pozicionesh, përfaqësues të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar Aivo Orav, diplomat estonez me përvojë të gjerë brenda vendit të tij dhe të BE-së me një gamë të gjerë pozicionesh, përfaqësues të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, njofton RTK.

Orav do të marrë detyrat e tij më 1 shtator për një periudhë fillestare prej dy vitesh, duke pasuar Tomsh Szunyog, i cili ka qenë në post që nga viti 2020.

Orav aktualisht është Përfaqësuesi i Përhershëm i Estonisë në BE dhe më parë ka shërbyer si shef i Delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Aivo Orav do të luajë një rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike e cila bashkëpunon me rajonin. Ai gjithashtu do të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në dhe do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë progresin në prioritetet politike, ekonomike dhe evropiane”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Këshilli i Bashkimit Evropian, përveç Kosovës, emëroi  përfaqësues të rinj të posaçëm të BE-së për Bosnje dhe Hercegovinën (BiH), Rajonin e Liqeneve të Mëdha dhe Kaukazin e Jugut dhe krizën në Gjeorgji.

Këshilli emëroi Johan Borgstam si përfaqësues posaçëm të BE-së për Rajonin e Liqeneve të Mëdha Johan Borgstam, i cili do të marrë detyrën e tij më 1 shtator, me një mandat fillestar prej 12 muajsh. Ndërsa, Magdalena Grono si përfaqësuese e BE-së për Kaukazin e Jugut dhe krizën në Gjeorgji, derisa Luigi Soreca u emërua si përfaqësues posaçëm të BE-së për Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco