Zhvatnin para gjatë numërimit në Exchange, arrestohet çifti kolumbian në Prishtinë

Zhvatnin para gjatë numërimit në Exchange, arrestohet çifti kolumbian në Prishtinë

18:00, 25/07/2024

Një çift kolumbian në Prishtinë ka arritur të zhavsë shuma parash nëpër pikat e këmbimit valutor Exchange, duke bërë hile gjatë rinumërimit të parave. Por mashtrimi është zbuluar dhe të dy janë arrestuar nga policia e Kosovës, e cila njoftoi se:

"Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimit si dhe kanë sekuestruar një sasi të parave, dyshohet të përfituara duke kryer vepra mashtrimi.
Personat e dyshuar janë një mashkull 47 vjeç, shtetas i Kolumbisë dhe një femër 28 vjeçe, shtetase e Kolumbisë dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në qendrën e paraburgimit për 48 orë.

Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga ankuesit, punëtorë të këmbimoreve, shuma të ndryshme parash duke i mashtruar gjatë rinumërimit dhe kanë fshehur një shumë parash kur kanë qenë duke i konvetruar.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jashtë rajonit të Prishtinës si dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Ndaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar."/ar.sh/SYRI.NET
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco