VIDEO/ Rikthimi i shtetësisë së Kosovës, pa asnjë pagesë

VIDEO/ Rikthimi i shtetësisë së Kosovës, pa asnjë pagesë

17:46, 25/07/2024

Prishtinë - Ministria e Jashtme ka bërë e ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë.

Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Leutrim Sahiti në një postim në Facebook bën të ditur se rikthimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës tash është pa pagesë, njofton RTK.

“370, 250 dhe 200 euro, ishin tarifat për rikthimin e shtetësisë së Kosovës, varësisht nga shteti ku bëhej aplikimi. Sot mërgimtarët mund të rikthejnë shtetësinë e Kosovës, shpejtë, lehtë dhe pa asnjë pagesë”, ka shkruar ai.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla një ditë më parë ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë.

Gërvalla ka theksuar se rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik.

“Lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar. Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vini dhe bëhuni sërish shtetas të Republikës së Kosovës!”, ka thënë Gërvalla.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco