Policia e Kosovës siguron hyrje-daljet për festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë

Policia e Kosovës siguron hyrje-daljet për festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë

15:49, 25/07/2024

Policia e Kosovës njoftoi se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, ka hartuar planin operativ në të cilin parashikohen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Festivali do të mbahet nga data 25.07.2024 deri më 28.07.2024, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Në njoftim thuhet se transporti i pjesëmarrësve është i organizuar nga komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë te dalja në autostradë).

Sipas policisë për mbarëvajtje dhe evitim të ngarkesave në trafik, nga policia do të bëhen ri-drejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që çojnë në atë zonë.

Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.

"Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që gjatë kohës kur mbahet festivali të shfrytëzohen rrugët tjera alternative nga qytetarët që të shmangin ngarkesën në trafik", thuhet në njoftim.

Image

“Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë.”

Dua Lipa përnes një postimi në instagram ka thënë se është e emocionuar për ardhjen e saj në Prishtinë për edicionin e sivjetëm të "Sunny Hill Festival" i cili do të mbahet me datat 25-28 korrik. Dua nuk do të interpretojë këtë vit. E pranishme këtë vit është një tjetër yll, Beb

Dita 1 e Sunny Hill Festival fillon me Bebe Rexhën, Black Coffee dhe një formacion yjor

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco