Vdes 16 vjeçari që u plagos aksidentalisht nga polici në Dubravë të Istogut

Vdes 16 vjeçari që u plagos aksidentalisht nga polici në Dubravë të Istogut

10:58, 25/07/2024

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari, Getoar Kamberaj, i cili ishte plagosur aksidentalisht nga polici, Fatjon Hoti, më 16 korrik, njofton Klankosova.tv.

Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tha ai.

I ndjeri fillimisht ishte dërguar në QKUK ku edhe pati kryer një operacion. Megjithatë, ai nuk ia arriti të mbijetojë dhe vdiq në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco