Avokati konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

Avokati konfirmon se e ka gjetur vendin ku mbahet trupi i Faton Hajrizit

10:15, 25/07/2024

Avokati Arianit Koci ka konfirmuar se e ka gjetur vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit, i cili u vra të premten në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Në një prononcim të shkurtë për KOHËN të enjten nga Serbia, Koci ka thënë se për detaje të tjera “do të lajmërohem gjatë ditës”.

Koci është avokat i autorizuar nga familja për ta tërhequr trupin e Faton Hajrizit nga Serbia.

Autoritetet serbe njoftuan të premten e kaluar se është vrarë personi, i cili dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër afër kufirit me Bosnjë-Hercegovinën.

Më vonë u komunikua se i dyshuari ishte Faton Hajrizi, i cili ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një konferencë për media të mërkurën [dje] ngriti dyshime se ende nuk dihet nëse i vrari është Faton Hajrizi. Të hënën, kjo ministri konfirmoi se gjurmët e gishtërinjve të dërguar nga Serbia i përkisnin shtetasit Faton Hajrizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco