Kosova/ Një i vdekur dhe katër të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë

Kosova/ Një i vdekur dhe katër të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë

16:47, 24/07/2024

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të lënduar pasi u ndeshën dy automjete transportuese..

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se personi që vdiq është një 44-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa katër të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK.

“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë pershirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndersa kater persona kanë pësuar lëndime trupore të cilet janë transportuar ne QKUK-Prishtinë per tretman mjekësor.

Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco