Shpërthimi në veri/ Komandanti i KFOR-it viziton liqenin e Ujmanit

Shpërthimi në veri/ Komandanti i KFOR-it viziton liqenin e Ujmanit

20:17, 23/07/2024

Shpërthimet në veri të Kosovës, ka bërë që komandanti i misionit të KFOR-it, të shkojë në liqenin e Ujmanit.

Komandanti Ozkan Ulutash u takua me një njësi patrulluese letoneze në detyrë në liqenin e Ujmanit, për të monitoruar nga afër sigurinë në këtë zonë.

“KFOR-i po monitoron nga afër çdo zhvillim të sigurisë dhe mban një qëndrim të shkathët dhe fleksibël në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Gjeneralmajor Ulutash shprehu mirënjohjen e tij për ushtarët letonezë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përpjekjet e KFOR-it”, thekson më tej njoftimi i KFOR-it.

Të dielën, në afërsi të Liqenit të Ujmanit ndodhi një shpërthim me granatë dore. Autoritetet policore nuk raportuan për të lënduar, por vetëm për dëme materiale në disa makina të parkuara afër liqenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco