Kamionët 'bllokohen' në kufi, pala kosovare kontrolle të shtuara në pikën kufitare të Morinës

Kamionët 'bllokohen' në kufi, pala kosovare kontrolle të shtuara në pikën kufitare të Morinës

13:13, 23/07/2024

Fluksi i shtuar i turistëve që vijnë nga Kosova, kryesisht gjatë fundjavës shkakton radhë të gjata në pikën e e kalimit kufitar të Morinës.

Radhët janë krijuar për shkak të kontrolleve te kamionëve dhe mjeteve të rënda kufitare nga pala kosovare.

Me dhjetra kamionë pothuajse çdo ditë e kryesisht gjatë fundjavave hasen me problematika si në hyrje ashtu edhe në dalje të kufirit te Kosovës, dhe kjo gje nuk ndodh ne kontrollin kufitar te Shqipërisë.

Transportuesit denoncojnë gjithashtu edhe procedurat e kalimit doganor, ku sipas tyre, nuk mungojnë as abuzimet nga kontrolluesit e palës kosovare.

Po ky nuk ëstë i vetmi problem.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë dhe shmangjen e radhëve në kufi gjatë sezonit verorë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke qe vazhdon te haset me problematika te shumta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco