I gjetën armë dhe municione në banesë, arrestohet një person në Prishtinë

I gjetën armë dhe municione në banesë, arrestohet një person në Prishtinë

12:55, 23/07/2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi pas kontrollit në pronën e tij në fshatin Koliq të Prishtinës i janë gjetur armë dhe municion.

Kontrolli u krye me vendim të Gjykatës, pasi personi dyshohej se po kryente veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose materieve plasëse”, njofton Policia.

Njoftimi i Policisë:

“Pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq/Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente”.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco