Pejë/ Arrestohen disa zyrtarë nga aksioni kundër mashtrimeve me patentat

Pejë/ Arrestohen disa zyrtarë nga aksioni kundër mashtrimeve me patentat

10:53, 23/07/2024

Disa zyrtarë që kanë punuar në Njësinë e Patentë Shoferit në Pejë kanë rënë në pranga.

Kështu ka konfirmuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se shpreson që kjo çështje të shkojë deri në fund dhe të gjithë të përfshirët të marrin dënimin e merituar, transmeton Zeri.info.

“Në Pejë kanë ndodhur arrestimet e zyrtarëve për Njësinë e Patentë Shoferëve. Ne me kohë i kemi raportuar këto raste. Shpresoj se kjo çështje do të shkojë deri në fund dhe të gjithë ata që janë të përfshirë të marrin dënimin e merituar. Falënderoj organet e drejtësisë për veprimet që janë ndërmarrë deri tani”, thotë Durmishi në një video të publikuar në Facebook.

Kujtojmë se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me prokurorin e Shtetit që nga orët e mëngjesit ka nisur këtë aksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco