Kosovë, MPJD: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

Kosovë, MPJD: Personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

20:20, 22/07/2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmoi zyrtarisht se Faton Hajrizi, është personi që është vrarë nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.

Përmes një njoftimi për media, MPJD tha se autoritetet serbe më 22 korrik kanë dërguar tek autoritetet e Kosovës, shenjat e gishtërinjve të një personi dhe rezultojnë të njëjtat shenja, së bashku me shenjat e gishtërinjve të Hajrizit, janë dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

“Pas krahasimit, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Polico, ILECU e Policisë së Kosovës, ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”, thuhet në njoftim.

 

Njoftimi

Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor - ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi.

Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco