Szunyogu te Kurti në takim lamtumire: Kosova t’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

Szunyogu te Kurti në takim lamtumire: Kosova t’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

12:01, 22/07/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e  BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog tha se në takim e falënderoi Kurtin për bashkëpunimin, teksa shtoi se e rikonfirmoi rolin e BE-së si partnere e pazëvendësueshme e Kosovës.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog, transmeton Klankosova.tv.

Mandati i Szunyogut pritet të përfundojë më 31 gusht të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco