VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit në Ujman, policia bastis një banesë

10:42, 22/07/2024

Gjatë ditës së djeshme në afërsi të Liqenit të Ujmanit është hedhur eksploziv.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në ora 21:00 në zonën e Zubin Potokut, ku janë sekuestruar edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për veriun.

Ai ka thënë se nuk ka të arrestuar. Personi i identifikuar nuk është gjetur në shtëpi.

Ndërkohë Klan Kosova ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti kur ndodhi rasti, ku disa qytetarë po laheshin në liqen.

Në video dëgjohet kur ndodh edhe shpërthimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco