'Flinte në krevat betoni i lidhur me zinxhir'/ Nëna e Faton Hajrizit tregon vuajtjet e të birit

'Flinte në krevat betoni i lidhur me zinxhir'/ Nëna e Faton Hajrizit tregon vuajtjet e të birit

22:21, 21/07/2024

Shahrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia në Serbi, pasi dyshohej se ishte autori i vrasjes së një efektivi serb, ka folur mbi të birin dhe vështirësit% që ai kishte kaluar në burgjet e Serbisë.

Në një lidhje në Euronews Albania ajo tregoi vuajtjet e të birit, ku sipas saj, ai në burgje flinte në krevat betoni dhe e lidhnin edhe me zinxhirë.

Shahrije Harjrizi tha gjithashtu se Fatoni e donte shumë lirinë, por liria iu mohua.

“Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet. Me djalin e kam pasur kontaktin në 1 korrik deri në 3 korrik që erdhi në vikend. Ka qenë shumë i rregullt, por nuk ka pasur drejtësi për të. Ai e ka dashur lirinë, por lirinë nuk ia dhanë kurrë, lirinë ia mohuan. Shprehte shqetësime edhe gjatë kohës që kishte qenë në burg. E kam ditur kur e kam parë të lidhur me zinxhir. Ka fjetur në krevat betoni”, tha e ëma e Fatonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco