Kosova/ Nën kërcënimin e armës, gruaja dhunohet nga ish-bashkëshorti

Kosova/ Nën kërcënimin e armës, gruaja dhunohet nga ish-bashkëshorti

09:23, 20/07/2024

Një grua në Ferizaj është dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur ditën e premte, teksa viktima kishte shkuar t’i merrte fëmijët në shtëpinë e tij.

“Ferizaj, 19.07.2024-12:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se kur ka shkuar për t’i merr fëmijët e saj tek shtëpia e ish bashkëshortit, ish bashkëshorti i saj,, nën kërcënimin e armës e ka dhunuar”, thuhet në njoftim.

Policia shton se viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe mbrojtësit të viktimave. I dyshuari është në arrati, ndërsa rasti është ende duke u hetuar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco