Ish-kryegardiani: Trajtimi i Faton Hajrizit në burg që 15 vjeç në kohën e UNMIK ishte abuziv!

Ish-kryegardiani: Trajtimi i Faton Hajrizit në burg që 15 vjeç në kohën e UNMIK ishte abuziv!

07:32, 20/07/2024

Prishtinë - Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi në “Lajmet e fundit” në RTK ka thënë se Faton Hajrizi nuk ka pasur ndonjë objektiv të caktuar apo ndonjë prapavijë në Serbi, por me gjasë pas arratisjes nga burgu i Smrekornicës është joshur nga të tjerët për të shkuar në një shtet evropian, duke kaluar përmes rrugëve të trafikimit të qenieve njerëzore, por që ka përfunduar siç është më se keqi.

Sipas Thaçit, trajtimi i Faton Hajrizit pasi është burgosur ka qenë abuziv. “Fatoni u arrestua rreth vitit 2000, në moshë të mitur, pasi vrau një ushtar rus dhe u dënua me shtatë vjet burg. Si i mitur ai duhej të trajtohej në Qendrën Korrektuese për të Mitur, por fatkeqësisht në atë kohë menaxhimin e ka bërë UNMIK-u dhe stafi vendas, që përbëhej kryesisht nga gardianët e ish-Jugosllavisë, të cilët në kuadër të shërbimit të tyre nuk kanë ditur se  çfarë nënkupton risocializim apo integrim në shoqëri, për shkak se vet sistemi i ka mësuar që ata të përdorin dhunën dhe në një farë forme përmes përdorimit të dhunës normal që nga një i mitur ka kaluar në një formë kriminalizimi. Ai ka qëndruar me të rritur, me njerëz që kanë qenë të dënuar me vite të tëra”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi gjithashtu shpjegoi se Fatoni vuajti dënimin në qelitë e ngushta të Dubravës, ku qëndroi për tre vjet në qeli me përmasa 2 metra me 2.5 metra. "Institucionet pas luftës, misionet e huaja dhe njerëzit kompetent të kohës janë faktorë që ndikuan jo vetëm te Fatoni, por edhe te shumë të tjerë, ku përdorimi i dhunës dhe maltretimi ishte i përhapur. Si mund të qëndrojë një i mitur 15-16 vjeçar tri vite në qeli? Abuzim më të madh nuk ka", shtoi Thaçi.

Sipas tij për dallim me trajtimin abuziv të Fatonit në atë kohë, në kohën e tij të shërbimit si drejtor por edhe tani regjimet aktuale korrektuese kategorizojnë të burgosurit në mënyrë të përshtatshme; femrat shkojnë në qendra për femra, të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan dhe të burgosurit e rrezikshmërisë së lartë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco