Osmani takohet me Macronin, flasin për integrimin e plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike

Osmani takohet me Macronin, flasin për integrimin e plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike

12:35, 19/07/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj francez, Emmanuel Macron.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku zbuloi se me Macronin ka diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka shkruar e para e shtetit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Takimi i dy presidentëve u bë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili u mbaj në Britani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco