Ekrem Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

Ekrem Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

12:31, 19/07/2024

Ekrem Bajroviqi është shpallur fajtor dhe u dënua me 12 vjet burgim për krime lufte ndaj popullatës civile në Saradran të Istogut.

Aktakuza e ngarkon Bajroviqin se si polic në Stacionin Policor në Gurrakoc - Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim edhe me të tjerë, më 8 maj të 1999-s e ka ndalur në Saradran të Istogut një kolonë me civilë shqiptarë që po iknin për në Shqipëri, duke i marrë nga aty 16 burra dhe duke i dërguar ata te një shtëpi, ku i kanë rrahur me mjete të forta dhe u kanë thënë: “Ku e keni NATO-n, ku e keni UÇK-në”. Më pas së bashku edhe me forcat paramilitare i dërguan një nga një në shtëpinë e Z.S dhe i pushkatuan të 16 civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe të mbijetuarin N.E, të cilin e kishin goditur me një predhë të një mitralozi në pjesën e fytyrës dhe e kishin gjuajtur si të vdekur në grumbullin e kufomave tjera.

Po ashtu me 7 maj 1999 në fshatin Staradran, ka marrë pjesë në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, ashtu që fillimisht meshkujt i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc në lokalin e Sh.S ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, ndërsa me 8 maj 1999 i kishin transferuar në stacionin policor në Gurrakoc, ku kolonës i printe i akuzuari E.B. 

Aktgjykimi ndaj Bajroviq u shpall të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco