Kapen në flagrancë dy persona në Mitrovicë, pranonin gjësende të blera me kartela bankare të huaja

Kapen në flagrancë dy persona në Mitrovicë, pranonin gjësende të blera me kartela bankare të huaja

09:28, 19/07/2024

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke pranuar gjësende të blera me kartela bankare të huaja.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:30, në Mitrovicë.

Sipas raportit gjatë kontrollit të shtëpive të personave të dyshuar në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar disa gjësende.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë kapur në flagrancë duke pranuar gjësende të blera me kartela bankare të huaja. Gjatë kontrollit të shtëpive të personave të dyshuar , në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 2 telefona celularë, 2 kompjuterë, një llaptopë si dhe disa dëshmi tjera. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco