Në Britani mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian, merr pjesë edhe Osmani

Në Britani mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian, merr pjesë edhe Osmani

10:21, 18/07/2024

Presidentja  Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që mbahet sot në Britani të Madhe.

Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Siç bën të ditur, presidenca ajo do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.

Në kuadër të këtij samiti, shefja e shtetit të Kosovës do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe kryeministri Keir Starmer, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë rëndësinë e forcimit të aleancave të Republikës sonë, si dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet partnere me fokus të veçantë në fushën e sigurisë.

Në këtë takim, pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco