‘Kosovën e duan në NATO dhe NATO-n në Kosovë’/ Kurti: Pasaporta jonë po fuqizohet

‘Kosovën e duan në NATO dhe NATO-n në Kosovë’/ Kurti: Pasaporta jonë po fuqizohet

17:37, 14/07/2024

Kryeministru i Kososvës, Albin Kurti teksa foli për sfidat në qeverisjen e tij, tha se ShBA-të, mbeten partner dhe aleat i pazëvendësueshëm për vendin e tij. Në fjalën e tij, para Këshillit  të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryeministri Kurti theksoi se Kosovën e duan në NATO dhe NATO-n në Kosovë.

“Vazhdojmë të besojmë që anëtarësimi jonë në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për organizatën dhe mekanizëm i duhur për qytetarët tanë. Ndërkaq, në asamblenë parlamentare të NATOS-s, vendi ynë me shumicë dërmuese të votave të delegatëve të shteteve anëtare të NATO-s, mori statusin e anëtarit të asociuar. NATO-n e duam në Kosovë dhe Kosovën e duam në NATO”, u shpreh Kurti ai.

Kurti gjithashtu theksoi se Kosova ka një pasaportë që po fuqizohet dita-ditës.

“Nga janari qytetarët tonë po mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Shengen të Bashkimit Evropian, kjo pasi janë liberalizuar vizat. Shteti për të cilin jemi krenarë më në fund ka një pasaportë, më të cilën jemi gjithashtu krenarë si asnjëherë më parë, dhe e cila përherë e më shumë po fuqizohet e po njihet gjithandej”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco