Masakra e Poklekut, Kurti: Ai hi i mbledhur, është dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Masakra e Poklekut, Kurti: Ai hi i mbledhur, është dëshmi e gjenocidit të Serbisë

16:29, 13/07/2024

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit për Masakrën e Poklekut në Drenas.

Kurti ka bërë thirrje edhe një herë nga institucionet e drejtësisë që të punojnë për viktimat e luftës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit ka thënë ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Autori Afrim Hysenaj gjatë promovimit ka thënë se botimi i librit ka qenë proces më shumë se dy vjeçar. Ai ka ndarë kujtimet e bashkëpunimit me familjet që pësuan nga kjo masakër, Muçolli, Elshani, Carraku dhe Hoxha.

Ne fshatin Poklek i Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të parmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco