Thirrjet për bojkotim të regjistrimit të popullsisë në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmërohet

Thirrjet për bojkotim të regjistrimit të popullsisë në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmërohet

12:14, 12/07/2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës paralajmëroi gjobë për Listën Serbe, e cila ka bërë thirrje publike për bojkotim të procesit të regjistrimit.

Regjistrimi ka qenë obligim ligjor dhe si i tillë parashikon dënime për ata që kanë refuzuar të japin të dhënat.

Për individët parashihen gjoba deri në 2 mijë euro, ndërsa për subjekte deri në 20 mijë euro.

ASK paralajmëroi se gjobat do të shpërndahen edhe për individë të komuniteteve të tjera deri në shtator.

Përpos veriut, në pjesën tjetër të vendit, përfshirë edhe në komunat me shumicë serbe, procesi ka shkuar mirë dhe gjobat janë në numër të ulët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco