Bilanci i dy muajve, rreth 2300 serbë pajisen me patentë shoferi të Kosovës

Bilanci i dy muajve, rreth 2300 serbë pajisen me patentë shoferi të Kosovës

08:02, 11/07/2024

Prej datës 10 maj ka filluar procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferë të Republikës së Kosovës, proces ky që do të mbyllët më 9 gusht.

Deri më tani, në bazë të të dhënave të Agjencisë për Regjistrim Civil kësaj thirrje iu kanë përgjigjur rreth 2300 serbë në të gjithë vendin.

Prej tyre, numri më i lartë, mbi 1900 janë në katër komunat veriore Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

“Saktësisht, 2294 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferë të Republikës së Kosovës brenda këtyre dy muajve, çka do të thotë se për dy muaj ne i kemi pritur këto shifra por sigurisht kanë edhe një muaj dhe shifra do të rritet,” shprehet Blerim Camaj, Agjencia për Regjistrim Civil.

Pajisja me patentë shoferë të Kosovës, serbëve iu mundëson vazhdimin e regjistrimit të automjeteve me targa të Kosovës, pasi në bazë të marrëveshjes, herën e kaluar këtë kishin mundësi ta bënin edhe me patentë të strukturave ilegale.

“Procesi është duke vijuar mirë, qytetarët serbë janë të interesuar që të integrohen dhe jo vetëm me patentë shoferë por me të gjitha dokumentet janë të interesuar që të pajisjen por në veçanti me patentë shoferë është duke shkuar mirë dhe ka kërkesa në rritje për pajisje me patentë shoferë.”

Kërkesa për patentë shoferë bëhet online por edhe në pika fizike të Agjencisë së Regjistrimit Civil që tashmë ofron shërbimet edhe në komunat veriore.

“Agjencioni i Regjistirmit Civil i ka të gjitha shërbimet e shtrira në komunat veriore, në të gjithë territorin, në vecannti në komunat veriore kemi qenë më të kujdesshëm dhe i kemi shtrirë edhe shërbimet e gjendjes civile nëpër komuna kështu që atje jemi duke vepruar me kujdes dhe të gjitha shërbimet i kemi pasaportat, letërnjoftimet gjendjen civile, patentë shoferë i kemi në një vend.”

Përpos komunave veriore, ndër komuna të tjera ku ka pasur kërkesa më të mëdha për patentë shoferë nga qytetarët serbë janë Graçanica, Kamenica, Shtërpca e Gjilani./A2Cnn/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco