Osmani: Senatorë e kongresistë amerikanë ishin zëri i popullit të Kosovës

Osmani: Senatorë e kongresistë amerikanë ishin zëri i popullit të Kosovës

20:23, 10/07/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me senatorë e kongresistë amerikanë. Takimi është mbajtur në Washington në kuadër të samitit të NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Osmani ka bërë të ditur se i ka falënderuar senatorët dhe kongresistët amerikanë të të dyja partive.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara“, ka shkruar Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco