Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës: Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës: Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë

11:07, 09/07/2024

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer ka deklaruar se Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë.

Nussbaumer në një konferencë të përbashkët me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se është i rëndësishëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi folur edhe për marrëdhëniet komplekse mes Kosovës dhe Serbisë. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje mes dy vendeve. Për Zvicrën paqja e qëndrueshme në rajon dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm, prandaj ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha Nussbaumer.

Ai shtoi se Zvicra do të vazhdoj angazhimet për fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon duke ofruar më shumë se 200 ushtarë zviceranë në KFOR.

Nussbaumer theksoi se Zvicra është një mbështetëse e Kosovës, dhe është krenare me komunitetin kosovar të integruar në shoqërinë atje.

Ai bëri të ditur se gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla dhe politikanë të tjerë.

Nussbaumer gjithashtu tha se do të takohet edhe me KFOR-in ku do të flasin për çështjet e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco