Eksperti kroat kritikon Lajçak: Nuk mund t'i japë dot shtysë të re dialogut

Eksperti kroat kritikon Lajçak: Nuk mund t'i japë dot shtysë të re dialogut

09:29, 08/07/2024

Eksperti kroat, Davor Gjenero është shprehur shumë i zhgënjyer me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Për gazetën Blic, ai e cilëson Lajçakun si të paaftë dhe sipas tij, edhe pse iu vazhdua mandati për disa muaj, nuk do të ketë asnjë risi në dialog, pasi sipas tij, ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë, transmeton klankosova.tv.

”Vazhdimi i mandatit të zotit Lajçak është vetëm mbrojtja e shtëpisë, ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë, nuk është në gjendje të japë shtysë të re për dialog, ai po e shpëton institucionin, derisa personi i ri që do të zgjidhet, Kaja Kallas, të marrë pozicionin e përfaqësuesit”, tha Gjenero.

Gjenero shton se gjithë shpresat do të jenë tek Kaja Kallas, e cila mund ta zëvendësojë Josep Borrellin.

”Shpresoj që Kallas të gjejë aktorin për atë pozicion që ka anë të mira, të jetë person që është i orientuar fortë në rrugën euroatlantike dhe person që kupton shtyllat e marrëveshjes së paqes pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Gjenero.

Gjenero thotë se dialogu me Serbinë është udhëhequr nga dy persona që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij, gjithçka do të ndryshojë menjëherë pas janarit.

Ai riktheson se Lajçak nuk është në gjendje të bëjë asgjë deri në fund të mandatit.

”Deri më tani kemi dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga dy akterë që vijnë nga shtetet që nuk po e njohin Kosovën si të pavarur. Jam shumë i sigurt se situata pas janarit do të ndryshojë thellësisht, kjo do të ketë një lloj ndryshimi të lojës në pozicionin aktual të Lajçkut. Pra, nuk mendoj se Lajçaku është në gjendje të bëjë asgjë deri në fund të mandatit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco