Policia njofton për dy persona të zhdukur në Gjilan dhe Prizren

Policia njofton për dy persona të zhdukur në Gjilan dhe Prizren

09:57, 29/06/2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë zhdukur, njëri në Gjilan dhe tjetri në Prizren.

Në Gjilan raportohet se është zhdukur një burrë, dhe se rastin në polici e kanë paraqitur familjarët e tij.

“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Prizren, raportohet se është zhdukur një vajzë.

“Fsh. Piranë, Prizren 28.06.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, njofton policia.Të dyja rastet po hetohet nga organet përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco