Kurti dhe Vuçiç përballen në Bruksel, Borrell: Të nisë zbatimi i marrëveshjes

Kurti dhe Vuçiç përballen në Bruksel, Borrell: Të nisë zbatimi i marrëveshjes

18:13, 26/06/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takon sot në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një rikthim të dialogut të nivelit të lartë pas 9 muajsh mungesë. Ndërmjetësuesit, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, zhvilluan fillimisht takime të ndara me secilin prej liderëve, për t’ia lënë më pas vendin një ballafaqimi Kurti-Vuçiç.

Presidenti serb ka folur përpara takimit duke thënë se nuk pret asgjë nga bisedimet.

“Pres që Kurti ta dramatizojë situatën dhe të më bërtasë derisa t’i them ndal, si zakonisht. Do të më thotë sërish ‘Putin i vogël’”, u shpreh Vuçiç për mediat serbe.

Ai shtoi se do të dëgjojë me vëmendje se çfarë kanë për të thënë ndërmjetësuesit Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Vuiçiç pretendoi se në tryezë do të kenë dikë që urren shumë serbet dhe jeton vetëm për t’i dëmtuar ata.

Temë kryesore është përcaktuar zbatimi i marrëveshjes së normalizimit me fokus të veçantë në bërjen e një bilanci në dialog, por edhe përcaktimi i një rruge për të ecur përpara. Në prag të takimit, shefi i diplomacisë së bllokut, Xhosef Borrell tha se shpreson që raundi i ri i dialogut do të përçojë një mesazh të ndryshëm. Ai kërkoi që më në fund të fillojë të implementohet marrëveshja e Ohrit.

“Fatkeqësisht, zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve, ende nuk ka nisur. Dhe shpresojmë që sot ne definitivisht të bisedojmë se si të sigurohemi që ne përfundimisht të lëvizim përpara me këtë marrëveshje. Lidhur me këtë, do të diskutojmë për hapat e radhës dhe është e qartë se ajo për të cilat palët janë pajtuar duhet të zbatohet. Marrëveshjet janë baza e veprimeve, por veprimet duhet të vijnë pas marrëveshjeve. Zbatimi është fjala kyçe”, tha Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco